Lajme
Taksat nuk hiqen, premtohet pagesë online për diasporën
Qeveria e Kosovës në vend që të bëj përpjekje për heqjen e policave kufitare, ajo angazhohet që t‘ua lehtësojë pagesën mërgimtarëve, duke ua mundësuar “taksa online”
Bazuar në disponimin dhe angazhimin qeveritar, bashkatdhetarët kosovarë gjatë ardhjes në vendlindje do të duhet të paguajnë policën e veçantë të sigurimit edhe për një periudhë kohore. Madje Qeveria e Kosovës në vend që të bëj përpjekje për heqjen e kësaj takse, ajo angazhohet që t‘ua lentoj pagesën mërgimtarëve, duke ua mundësuar pagesën online.
Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës, Valon Murati në një intervistë për Tribuna. Ai ka thënë së do të angazhohet për mundësinë e pagesës online, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe t’u lehtësohet ardhja e qytetarëve në Kosovë.
“I kemi propozuar Byrosë Kosovare së Sigurimeve që së paku në këtë fazë të bëjnë përpjekje, që qytetarët tanë të paguajnë online, në mënyrë që të mos presin në kufij me orë të tëra. Ne kemi biseduar me Byronë, sepse nuk e zgjodhe Qeveria as Banka Qendrore këtë por këtë çështje duhet ta zgjodh Byroja e Sigurimeve”, deklaroi ai.
Ministri Murati ka shtuar se përveç pagesës online, do të ketë edhe avancim të arsimit shqip në diasporë. Ndërsa kërkoi nga bashkatdhetarët që të regjistrohen gjatë procesit të regjistrimit të diasporës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











