Lajme
Italia kërkon mbylljen e Shengenit
“Sa më parë të mbyllet Shengen aq më mirë është”, ka deklaruar sot lideri i Partisë opozitare Matteo Salvni.
“Çdo ditë e humbur, sjell të vdekur më shumë, sa më shpejt të mbyllet lëvizja Shengen aq më shumë kujdes do kemi në kufijtë. Duhet anuluar Traktati Schengen”, tha ai.
Dy ditë më parë ish-ministri i Brendshëm ka bërë një deklaratë akoma më të fortë duke kërkuar që zona e kuqe nga rreziku i koronavirusit të shtrihet në të gjithë Europën, një masë që sipas Matteo Salvinit do të shërbejë jo vetëm kundër virusit por dhe për të evituar luftërat tregtare që po përgatiten.
Matteo Salvini është shprehur gjithashtu se Partia e tij është përgjegjëse e bashkëpunëtore me qeverinë por nuk do pranojë të bëhet bashkëfajtore në një situatë të tillë që po i del nga duart qeverisë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
“Kapërcimi i mbi 100 viktimave e bën situatën tragjike”, tha ai.
Ndërsa ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar sot se “nëse do jetë e nevojshme, jemi gati për zgjedhje më kurajoze me masa më të forta ndaj atyre që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë”.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












