Lajme
Tash edhe Mancester United e do Xhakën!
“Alarm! Edhe MANU dëshiron ta marrë Xhakën”, ka shkruar tabloidi gjerman, "Bild"
Ende pa “u tharë ngjyra” nga shkrimet mbi transferin pothuaj të sigurt drejt klubit të Hamburgut HSV të bundesligës gjermane, tash për Granit Xhakën kemi edhe lajmin më të ri: atë e kërkon edhe Mancester United-i i madh! Kështu së paku shkruan tabloidi gjerman “Bild”, në faqen e tij të internetit.
Ky medium madje i jep lajmit titullin “Alarm! Edhe Mancester United dëshiron ta marrë Xhakën”. Duke i tërhequr kështu, me fjalë tjera vërejtjen HSV-së që të shpejtojë me negociatat, se “ju iku Xhaka”.
Sido që të jetë, Granit Xhaka, së bashku me FC Baselin dje kanë filluar përgatitjet për sezonin pranveror në Andaluzi të Spanjës, ku kanë ngritur kampin e tyre në “Marbella Football Center”. Rastësi ose jo, në po këtë kamp dhe gjatë të njëjtës kohë do të stërvisin edhe futbollistët e HSV!
Siç është shkruar tashmë edhe nga mediet zvicerane, Xhaka ishte shumë afër transferimit të tij në HSV. Por, shuma e ofruar nga ky klub gjerman (7 milionë euro ose 8 milionë franga) nuk është as afërsisht e kënaqshme për FC Baselin, me të cilin Graniti ka kontratë deri në vitin 2015.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












