Lajme
Tasho veshë ambasadorët me “tirq” e fustanellë
Një ekspozitë e veçantë është hapur në Tiranë, ku fotografi Roland Tasho ka veshur me rroba kombëtare ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë
I motivuar nga figura e shkrimtarit të famshëm anglez, George Bjaron, i cili ishte fotografuar dy shekuj më parë me veshjet kombëtare shqiptare, fotografi Roland Tasho ka hapur një ekspozitë në Tiranë, me fotografitë e diplomatëve ndërkombëtarë të veshur me rroba kombëtare shqiptare.
Ekspozita është hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa është e veçantë në trojet shqiptare. Ideja ka lindur nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, në nderim të ditës së BE-së. Vetë Sequi mban veshur një nga këto kostume popullore.
Ekspozita hapet me një portret të Bajronit të realizuar më vitin 1813 të veshur me kostum popullor shqiptar, për të vijuar më pas me Edith Durham, albanologun austriak, Theodor Ippen, në Shkodër, Ferenc Nopcsa, Josef Roth etj.
Tasho thotë për mediet shqiptare se ambasadorët e kanë mirëpritur idenë për t’u fotografuar me veshjet të traditës, duke shprehur admirim për këtë pjesë të kulturës shqiptare. Këto foto sjellin një lidhje e kujtim të bukur të këtyre diplomatëve nga puna në Shqipëri.
Fotografia e parë që ka ndezur shkëndijat e kësaj ekspozite ka qenë e dy vajzave të ish-ambasadorit të Italisë Mario Bova. Janë dy vajzat Malanika dhe Eva Bova, të cilat dhe pse nuk kanë ndonjë lidhje të ngushtë me Shqipërinë kanë veshur kostumet popullore.
Disa nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri, kush me fustanellë dhe kush me tirq, nuk ka hezituar që të bëj fotografi. Ka dhe nga ata që mbajnë në duar sende të ndryshme si çibuk, pistoletë, apo shpatë, për ta bërë sa më të plotë kostumin.
Në një intervistë për “Shekullin” fotografi tregon se për kostumet është kujdesur vetë dhe disa prej tyre sot i ka pjesë të koleksionit. “Është një nga punët më të bukura që kam realizuar. Puna me këta njerëz më ka bërë të ndiej vlerën e profesionit tim”, shprehet Tasho.
Ai thotë se ideja e kësaj ekspozite ka lindur duke parë të huajt që janë veshur në kohë të ndryshme dhe herë pas here me kostume popullore shqiptare.
“Më vjen mirë që dhe Bajroni ka veshur kostumin shqiptar. Kjo është një arritje që ne nuk e vlerësojmë dhe nuk e dimë se sa punë ka bërë Bajroni për imazhin e Shqipërisë. Unë duke e parë këtë dhe duke riparë shumë personazhe të tjerëi…mendova ta vazhdoj këtë lloj tradite që në vitin 2001”, tha ai.
Në pyetjen se kush ka qenë ambasadori i parë që e ka fotografuar, Tasho tha se ai ka qenë ambasadorja e Francës të cilën e kam takuar në vitin 2010 në Francë.
Shkrimtari i famshëm anglez në shtegtimin e tij nëpër Evropë, kaloi edhe në Shqipëri në fillim të shekullit XIX, madje disa ditë i kaloi në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Bajroni në veprën e tij “Shtegtimet e Çajld Haroldit” shkuan vargjet më të bukura për shqiptarët dhe për prijësin e tyre Ali Tepelena.
Gjatë kësaj periudhe ai bëri një fotografi që konsiderohet e veçantë, me veshje kombëtare shqiptare të krahinës së Labërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













