Lajme
Task Forca e BE-së, pritet të jetë operacionale në fund të korrikut
Task Forca e Bashkimit Evropian, që do të hetoi deklarimet e senatorit zviceran Dick Marty për tregtinë të organeve nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, është në formim e sipër. Ajo pritet të jetë operacionale deri në fund të korrikut, kanë bërë të ditur zyrtarë për media në EULEX.
Sipas tyre stafi që do të punojë në këtë Task Forcë është në fazën e rekrutimit, shkruajn mediat e vendit.
Në rast të inicimit të ndonjë procesi gjyqësor pas hetimeve të Taskë Forcës, sipas EULEX-it, për një gjë të tillë juridiksionin e ka Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Në EULEX nuk kanë dhënë një përgjigje nëse emrat e njerëzve që do të punojnë në Taskë Forcë do të bëhen të ditur për opinionin.
Po ashtu nuk ka pasur përgjigje nëse senatori zviceran Dick Marty, i cili ka hartuar raportin në emër të Këshillit të Evropës, do të bashkëpunojë me Taskë Forcën e BE-së pasi një gjë të tillë ka refuzuar ta bëjë me EULEX-in.
Raporti i Martyt përfshin udhëheqës të lartë të UÇK’së në tregti të organeve në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga Thaçi, derisa ai ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim me Taskë Forcën e BE’së.
Lajmi për krijimin e Taskë Forcës ishte bërë i ditur para disa javësh nga Zyra e Baroneshës Ashton.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











