E-Diaspora
Taulant Xhaka kthehet në FC Basel?
Me kampionin e Zvicrës, FC Baselin, Taulanti ka të lidhur një kontratë që e obligon deri në vitin 2015
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm futbollistik, Taulant Xhaka, vëllai i madh i Granitit, ka gjasa që të mos luajë më për skuadrën Grasschoppers të Cyrihut. Ai ishte huazuar një vit më parë nga FC Basel, klub ky te i cili mund të kthehet sërish.
Me kampionin e Zvicrës dhe fituesin e kupës, FC Baselin, Taulanti ka të lidhur një kontratë që e obligon deri në vitin 2015.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për atë nëse Xhaka në sezonin që vjen do të luajë për FC Basel ose do të vazhdojë për GC, do të dihet të dielën, pas ndeshjes që do të luhet në mes të dy skuadrave.
GC nuk guxon të nënçmojë humbjen e mundshme të shërbimeve të Xhakës. Ai është shoqëruesi më i mirë i futbollistit aktualisht më të rëndësishëm për GC-në, Izet Hajrovic, shkruan 20minuten.ch.
Klubin Grasschoppers gjatë sezonit të ardhshëm pritet ta lëshojë edhe Willian Rocha, për të cilin ende nuk dihet se ku do të shkojë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Të paktën 2000 persona janë të shtrirë në shtrat në Zvicër me simptoma të gripit Të paktën 2000 persona janë aktualisht të shtrirë në shtrat me grip në Zvicër. Gripi sezonal... -
Fjalori zvicerano-gjerman që duhet të dini për Krishtlindje -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur












