E-Diaspora
Të ardhurat nga “Turneu i Pavarësisë” në Vjenë, për të dëmtuarit nga tërmeti
Këtë vit, turneu kishte karakter humanitar, për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë për rimëkëmbje pas tërmetit që ndodhi në fund të vitit e kaluar në Shqipëri
Në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës, të dielën në Vjenë u organizua një turne futbolli i cili mban emrin: “Turneu i Pavarësisë”, raporton “albinfo.ch”.
Turneu i organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, i kushtohet pikërisht ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, traditë kjo tash e sa vjet.
Në këtë turne morën pjesë 16 ekipe, të cilat shfaqën cilësi të lartë sportive dhe disiplinë.
Këtë vit, turneu kishte karakter humanitar, për të ndihmuar qytetarët dhe qeverinë shqiptare për rimëkëmbje pas tërmetit që ndodhi në fund të vitit e kaluar në Shqipëri, thuhet në njoftimin e LSHFA-së.
“I falënderojmë të gjithë kontribuuesit që mbështetën këtë organizim, të cilët, në shuma dhe mënyra të ndryshme bashkuan vullnetin për të ndihmuar popullin shqiptar”, thuhet në njoftimin e LSHFA-së.
Ndër ekipet që kaluan në gjysmëfinale ishte “AC Shqiponja”, fitues i turneut, përcjellë me vendin e dytë nga “Frizer Ludi”, fati i të cilit u vendos me penallti. Kurse vendin e tretë e fitoi ekipi “Wienger CF” që po ashtu me penallti fitoi nga “FC Timi”, kampion i trefishtë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.
Turneu u ndoq nga shikues të shumtë, në mesin e tyre edhe nga stafi i albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar
















