Lajme
Të burgosurit e Dubravës në grevë urie
Prej 1 mijë e 11 të burgosur sa janë gjithsej në Dubravë, 603 prej tyre kanë refuzuar ta marrin dreken, duke kërkuar që Amnistia të futët si kategori kushtetuese. Më shumë se gjysma e të burgosurve në qendrën Korrektuese në Dubravë kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë, duke kërkuar miratimin e […]
Prej 1 mijë e 11 të burgosur sa janë gjithsej në Dubravë, 603 prej tyre kanë refuzuar ta marrin dreken, duke kërkuar që Amnistia të futët si kategori kushtetuese.
Më shumë se gjysma e të burgosurve në qendrën Korrektuese në Dubravë kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë, duke kërkuar miratimin e ligjit për amnistinë. Sipas një njoftimi që ka lëshuar Shërbimit Korrektues i Kosovës, në grevë urie kanë hyrë mbi 600 të burgosur.
Përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë takuar me të burgosurit e Dubravës, ndërsa sipas informatave të tyre, nga 1 mijë e 11 të burgosur sa janë gjithsej në Dubravë, 603 prej tyre kanë refuzuar ta marrin dreken, duke kërkuar që Amnistia të futët si kategori kushtetuese.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Resmi Hoxha ka takuar të rebeluarit, ndërsa u ka konfirmuar se Ligji për amnisti i premtuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, së shpejti do të miratohet në Kuvend.
Ndërkaq, sipas burimeve të albinfo.ch brenda qeverisë, Ligji për amnisti nuk do të miratohet edhe për një kohë të gjatë. Zyrtarë brenda qeverisë kanë deklaruar se amnistia fillimisht duhet të inkorporohet brenda Kushtetutës si ndryshim kushtetues, e më pas të fillohet me procedura të rregullta.
Duke marrë parasysh procedurat e miratimit të ligjeve dhe ndryshimeve kushtetuese, Ligji për amnisti nuk do të mund të miratohet para vitit 2013.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












