Shkurt.ch
Të burgosurit e huaj, refuzojnë burgun në vendet e prejardhjes
Gjatë vitit 2012 vetëm 32 të burgosur jo zviceranë kanë vazhduar me dëshirë vuajtjen e dënimit në vendet e prejardhjes. Ndërsa në mënyrë të detyruar këtë e kanë bërë gjithsej 2 veta
73.8 për qind të “banorëve” të burgjeve zvicerane janë me shtetësi të huaj. Mirëpo vetëm një pakicë e vogël e tyre vuajnë dënimin në vendet e prejardhjes, me gjithë faktin se këtë ua mundëson një marrëveshje në nivel të Këshillit të Evropës, e nënshkruar edhe nga Zvicra.
Sipas shifrave që publikon gazeta “Schweiz am Sonntag”, gjatë vitit 2012 vetëm 32 të burgosur jo zviceranë kanë vazhduar me dëshirën e tyre vuajtjen e dënimit në vendet e prejardhjes. Ndërsa edhe më pak janë ata që në mënyrë të detyruar e kanë bërë këtë: gjithsej 2 të burgosur.
Ndër shkaqet për një gjendje të tillë, sipas ministrisë së drejtësisë, janë mosnënshkrimi i protokolit shtesë nga disa shtete, të cilat kanë numër të konsiderueshëm shtetasish të burgosur në Zvicër. Në mesin e tyre janë Shqipëria, Italia, Turqia dhe Portugalia. Pastaj ka edhe shtete që, ndonëse e kanë nënshkruar protokolin në fjalë, e refuzojnë në mënyrë konsekuente pranimin e shtetasve të tyre të burgosur të cilët Zvicra do t`i kthente pa vullnetin e tyre.
Shkaku tjetër i ngecjes së këtij procesi qëndron në kohëzgjatjen e madhe të procedurave: koha deri sa të miratohet një urdhër riatdhesimi nga të gjitha instancat, zgjat rreth një vit. Për këtë arsye, një riatdhesim mund të merret në konsideratë vetëm për dënimet me kohëzgjatje prej së paku tri vitesh.
Profesori i i të drejtës penale, Andrea Baechthold, nisur nga këto vështirësi, propozon ngritjen e një task force me detyrën për të përcjellë në vazhdimësi dhe në mënyrë sistematike kandidatët për dëbim. Kjo forcë do të kishte edhe detyrën e dëbimit fizik të të burgosurve në fjalë. Veç kësaj, me shtetet nga të cilat ka shumë të burgosur në burgjet zvicerane, do të negocioheshin marrëveshje të veçanta bilaterale, ka thënë Baechthold.
Profesori i përmendur shpreh bindjen se në rast se Zvicra i merr përsipër shpenzimet në vendin e riatdhesimit dhe kujdeset edhe për përmirësimin e kushteve në burgjet e vendeve përkatëse, kjo do të shkonte në favor të Zvicrës dhe të shteteve tjera përkatëse. Pastaj, duke qenë se kostoja e mbajtjes në burg në ato vende është dukshëm më e ulët se në Zvicër, do të shmangej mingarkesa.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











