Lajme

Të dielën nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen një orë prapa

Të dielën, më 29 tetor, orët në Zvicër do të kthehen një orë pas në orën 3 të mëngjesit.

Koha verore përfundon të dielën, më 29 tetor, në orën 03:00, duke u zhvendosur kështu akrepat e orës një orë prapa, koha në 03:00 llogaritet si 02:00, përcjell albinfo.ch.

Kjo do të thotë se lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth një orë më herët.

Lajmi i mirë është se ne të gjithë bëjmë një orë më shumë gjumë. Lajmi i keq është se do të errësohet më herët në mbrëmje.