Kosova
Të dorëhequrit e Lëvizjes Vetëvendosjes me grup të ri parlamentar
Me këtë rast grupi i të dorëhequrve në krye me dardan Molliqajn e Visar Ymerin, kanë zyrtarizuar ndarjen, duke qëndruar edhe në Kuvend si fraksion
Janë dhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit të Kosovës kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar. Me këtë rast grupi i të dorëhequrve në krye me dardan Molliqajn e Visar ymerin, kanë zyrtarizuar ndarjen, duke qëndruar edhe në Kuvend si fraksion.
Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:
- Visar Ymeri
2. Dardan Molliqaj
3. Dardan Sejdiu
4. Dukagjin Gorani
5. Aida Dërguti
6. Shqipe Pantina
7. Faton Topalli
8. Fisnik Ismaili
9. Driton Çaushi
10. Donika Kadaj
Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar, shkruan koha.net. Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar, derisa në grupin tjetër të LVV-së, thonë se nuk anë ide për këtë iniciative.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern Qeveria kantonale e Lucernit po diskuton rregullimin ligjor të asistimit të vdekjes në shtëpitë e pleqve,... -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein











