Lajme
Të dyshuarit për terrorizëm mbeten prapa grilave
11 të arrestuarit po dyshohen se kishin planifikuar sulme terroriste në Shkodër, Kosovë dhe vendet tjera ballkanike
Pas një aksioni të madh policor në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ku u arrestuan 11 persona për terrorizëm, gjykatat në këto vende, kanë vendosur që ata të vazhdojnë të mbesin në paraburgim, shkruan albinfo.ch.
Gjykata e krimeve të rënda në Tiranë që katër të arrestuarit, të cilët nuk kanë pranuar avokatë të mbesin në paraburgim.
Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa, të arrestuarit për tentativë të një akti terrorist dhe për rekrutime për llogari të ISIS mbahen në masa të rrepta sigurie në ambientet e burgut 313 në Tiranë.
Ata janë në qeli të veçanta të këtij burgu. Ditën e hënë ata u lanë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas dyshimeve se ata po planifikonin një sulm terrorist në qytetin e Shkodrës.
Në dëshmitë e tyre të para katër të ndaluarit kanë mohuar akuzën e ngritur, duke u sqaruar se po përndiqen për shkak të besimit të tyre islam. Grupi hetimor ka mundur të sigurojë përgjime, filmime dhe fotografi që vërtetojnë ata kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin me qëllim kryerjen e akteve terroriste.
Po ashtu, ka prova se ata rekrutonin luftëtarë për t’i dërguar në Siri për të luftuar për ISIS, si dhe shpërndanin materiale propagandistike pro Shtetit Islamik.
Po ashtu edhe shtatë të arrestuarit në Kosovë vazhdojnë të mbesin në paraburgim. Ata janë të dyshuar për aktivitete terroriste.
Hetuesit e Kosovës kanë thënë se të arrestuarit kanë mbështetur aktivitetet terroriste të ISIS-të dhe kishin planifikuar sulme në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit.
Prokuroria e Kosovës ka thënë se të dyshuarit kanë vepruar me urdhër të Lavdrim Muhaxherit, ish lider i luftëtarëve shqiptar të ISIS-it.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











