Futboll
“Të gjithë e duan Shaqirin”
“Ai është një djalosh i shkëlqyeshëm. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomën e zhveshjes. Të gjithë e duan Shaqirin”, deklaroi Klopp
Xherdan Shaqiri e nisi për herë të parë një ndeshje nga fillimi për Liverpoolin, që mundi Southamptonin me rezultat 3:0.
Edhe pse nuk shënoi, Shaqiri, kontribuoi në dy golat e vendase, por befasisht u ndërrua pas pjesës së parë, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Jurgen Klopp ka treguar pse është zëvendësuar Shaqiri. “I thash Shaqirit se nuk kam zëvendësuar kurrë më parë në pushim të ndeshjes një futbollist që kishte rezultuar kaq vendimtar në pjesën e parë të lojës, por ne kërkonim të kishim më shumë kontroll mbi lojën. Ai nuk ishte i dëmtuar. Shaqiri është një djalosh fantastik”, është shprehur Klopp.
Ai sikur është penduar për Shaqirin, që ka luajtur shumë pak këtë sezon. “Ai është një djalosh i shkëlqyeshëm. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomën e zhveshjes. Të gjithë e duan Shaqirin. Duhet të kishte luajtur më shumë, megjithatë, sezoni është i gjatë”, ka thënë trajneri gjerman.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër Kushtet ndryshuese të dimrit po e transformojnë thellësisht skijimin në terren të hapur. Vit pas viti,... -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana













