Shkurt.ch
Të gjithë i nënshtrohen pagesës për radio dhe televizion
Këshilli Federal këmbëngul: të gjithë duhet të paguajnë për qasjen në televizion dhe radio, edhe kur nuk posedojnë apoarate televizive ose radiofonike
Sot secila familje zvicerane ka aparate si smartfonë dhe tablet, me të cilët përmes internetit mund të kenë qasje në programet e radiove dhe televizioneve të panumërta. Për këtë arsye qeveria e vendit synon të ndryshojë sistemin në kuptimin që në të ardhmen të gjithë duhet të paguajnë taksat për televizion dhe radio, edhe kur nuk posedojnë televizorë dhe aparate të radios. Në një rast të tillë, çmimi nga 462 frabga në vit sa është tash, do të ulej në 400 franga. Nga detyrimi i pagesës së kësaj takse do të liroheshin vetëm personat që marrin ndihma plotësuese scoiale. Nuk do të detyroheshin të paguajnë as ndërmarrjet që kanë qarkullim më të ulët se 500 mijë franga.
Ky ndërrim në sistemin e pagesave është kontsetuar shumë në fazën e shqyrtimit në parlament. Partitë e majta, CVP dhe sindikatat e kanë përshëndetur këtë ndryshim, ndërsa kundër kanë qenë partitë e djathta, organizatat për mbrojtjen e konsumatorit, Economiesuisse (Odë ekonomike) etj.
Tash, me propozimin për ndryshim të sistemit do të merret parlamenti. Ligji i rishikuar për Radion dhe Televizionin (RTVG), sipas vlerësimit të Këshillit Federal nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2015.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











