Shkurt.ch
Të gjithë pajtohen për zbritjen e sigurimit shëndetësor për të rinjtë
Fondet do të fitojnë më tepër hapësirë që të mundësojnë për të rinjtë një zbritje prej 92 frangash në muaj. Këtë zgjidhje e ka votuar sot Komisioni për Shëndetësi i Dhomës së Kantoneve
Se premitë e sigurimit shëndetësor për të rinjtë e rritur duhet të zbriten, mendon Komisioni për Shëndetësi i Dhomës së Kantoneve (SGK), shkruan srf.ch. Këtë qëndrim e kishte shprehur me një vendim të marrë edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.
Sipas rekomandimit të SGK, fondet e sigurimit shëndetësor, për të siguruarit e moshave 19 deri 25 vjeçare duhet të paguajnë më pak në kompensimin e riskut, transmeton albinfo.ch. Përmes kësaj, fondet do të fitojnë më tepër hapësirë që të mundësojnë për të rinjtë e moshave të përmendura një zbritje prej 92 frangash në muaj. Këtë zgjidhje e ka votuar sot Komisioni për Shëndetësi i Dhomës së Kantoneve pa asnjë votë kundër.
Shkarkimi që do të bëhet në këtë mënyrë do të bëjë të mundur që kantonet të shpenzojnë rreth 75 milionë franga më pak në vit për zbritjet e çmimeve të premive shëndetësore për të rinjtë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












