Jeta në Zvicër
Të gjithë për pranim masiv të refugjatëve sirianë, edhe SVP-ja
Eksperti për migracion në SVP/UDC, deputeti Heinz Brand shprehet qartë: "Për një situatë të tillë të jashtëzakonshme nevojiten zgjidhje të jashtëzakonshme"
Se situata me refugjatët e Sirisë është së tepërmi e rëndë është diçka që dihet botërisht dhe po vazhdon tashme me vite. Por për dimensionet katastrofike që po merr kriza e refugjatëve në vend dhe e atyre që marrin rrugën e vendeve të sigurta, flet edhe kjo: të gjitha partitë, nga e majta deri te e djathta në Zvicër kanë arritur pajtimin se është koha e fundit për të vepruar në zbutjen e gjendjes. Më e veçantë është me këtë rast se për nevojën e marrjes së masave nga Zvicra është shprehur edhe SVP/UDC, parti kjo e njohur për qëndrimin rigjid kur është fjala për pranimin e refugjatëve.
Afër 14 milionë njerëz nga Siria dhe nga Iraku janë shndërruar në refugjatë. Fluksi i refugjatëve në drejtim të Evropës pritet që gjatë muajve të ardhshëm të rritet edhe më shumë, gjë që përbën një sfidë për politikën zvicerane.
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SP/PS) në Parlamentin Nacional, Andy Tschümperlin bën pjesë në mesin e politikanëve të preokupuar me refugjatët. Ai kërkon pranimin e kontingjenteve speciale të mëdha vjetore të refugjatëve sirianë. “Ne, në bashkëpunim me UNHCR-në duhet të pranojmë 5000 refugjatë dhe t`i marrim ata drejtpërdrejt në vendin ku ndodhen, para së gjithash gratë me fëmijë”, ka thënë Tschümperlin për srf.
Ndërsa eksperti për migracion në SVP/UDC, njëherësh deputet nacional Heinz Brand shprehet në mënyrë të qartë: “Për një situatë të tillë të jashtëzakonshme nevojiten zgjidhje të jashtëzakonshme”. Në këtë kuptim, Zvicra duhet të shqyrtojë një numër masash: “Së pari duhet zgjeruar dhe zhvilluar më fuqishëm se deri më tash ndihmën në vendin ku ndodhen refugjatët.
Së dyti, duhet aplikuar në mënyrë më konsekuente marrëveshjen e Schengenit. Dhe së treti: Për refugjatët dhe në veçanti për ata nga Siria nevojitet një strategji e re, përmes së cilës ata do të pranohen si persona që u nevojitet mbrojtja dhe të cilët duhet trajtuar në mënyrë më zemërgjerë se të tjerët që vijnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












