Shkurt.ch
Të gjithë pro marrëveshjes, përveç SVP-UDC-së
Kjo parti, ka deklaruar se "do të përpiqet me të gjitha mjetet demokratike" që të pengojë realizimin e marrëveshjes
Marrëveshja e arritur dje, që u lë në dorë qytetarëve të vendosin për bashkimin ose jo të Jura-s së Bernës me kantonin ekzistues Jura, ka hasur në përkrahjen e shumicës së faktorëve politikë të Zvicrës.
Natyrisht, përveç SVP-UDC-së. Kjo parti, ka deklaruar se “do të përpiqet me të gjitha mjetet demokratike” që të pengojë realizimin e marrëveshjes. Sipas saj, askush përveç vetë kantonit Jura dhe “një grushti separatistësh” nuk ka treguar interes për të hapur sërish çështjen e Jura.-s.
Nga ana tjetër, marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe seksionet partiake të SP-së dhe EVP-së Bernës, gjegjësisht seksionet e tyre të Bernës dhe të Jura-s. Lëvizja për Autonomi të Jura-s (Mouvement Aotonomiste Jurassien) në një komunikatë ka thënë se tash i takon popullit të bëjë zgjedhjen e vet.
Në “bekimin” e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe minsitrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga. Ajo ka folur me fjalë miradije për arritjen e marrëveshjes në frymë bashkëpunimi dhe tolerance të ndërsjellë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih











