Shkurt.ch
Të gjithë të bashkuar përreth familjes kosovare
Familja kosovare Buzhala, mëngjesin e së martës ka pasur një takim në komunë, ndërsa shumë prindër të nxënësve, politikanë dhe mësues kanë qenë pranë tyre, për t’i thënë “JO” dëbimit të tyre në Kosovë.
Kimete dhe Nazmi Buzhala, me tre fëmijet e tyre të moshës 2-, deri 9-vjeçare, janë shoqëruar në momunën e Bordos në Francë. Kjo familje shqiptare e ardhur nga Kosova në qytezën Lormont, gjatë muajit janar të këtij viti, rrezikohet të dëbohet nga Franca.
“Shpresoj se do të arrijmë ta bëjmë një peticion për të parandaluar dëbimin e tyre. Kështu, ne do të kemi një bazë me shkrim për të krijuar një dosje për parashtrim të kërkesës për strehim”, ka deklaruar për të përditshmen franceze “Sudouest”, Gilles Hermet nga Lidhja për të drejtat e njeriut, gjatë një tubimi të mbajtur ditën e hënë, në përkrahje për familjen kosovare, të organizuar në shkollat e “Grand-Tressan”.
Problemi i kësaj familje, sipas komunës, është se ajo paraprakisht kishte parashtruar një kërkesë për strehim në Hungari, ndërsa Gilles Hermet e mohon një gjë të tillë. “Jemi të shqetësuar se kjo familje mund të arrestohet qysh nesër e më pas të dërgohet në qendrën e paraburgimit”, ka deklaruar Veronique Marie-Magdeleine, drejtore e shkollës në fjalë, ku mësojnë fëmijët e familjes.
“Deri më tani, ne kemi grumbulluar rreth 750 nënshkrime në përkrahje të familjes”, ka theksuar Nathalie Vigano, nga një shoqatë humanitare. Kryetari i komunës Jean Touzeau, gjithashtu i shqetësuar, ka deklaruar se trajtimi i familjes Buzhala është çnjerëzor: “Dëbimi i tyre do të jetë në kundërshtim me kuptimin e jetës dhe kundër të drejtave të njeriut”, kishte nënvizuar ai. Ata ngelin me shpresë se apelet e tyre do të hasin në mirëkuptim te autoritetet franceze.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











