Kriza në Ukrainë
Të hënën në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve
Të hënën Rusia ka propozuar një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia shpreson që ky propozim të mbështetet nga “të gjithë ata që janë të sinqertë, dhe jo vetëm me fjalë, të interesuar për suksesin e procesit të paqes”.
Deklarata vjen pasi Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror ndonjëherë ndaj Ukrainës. Lavrov deklaroi se ka folur me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, dhe i paraqiti atij “propozimet specifike” të Moskës për raundin tjetër të negociatave, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, “Lavrov e informoi Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio për zbatimin e marrëveshjeve të 19 majit midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump”.
Nuk u dhanë më shumë detaje rreth asaj se çfarë përfshijnë saktësisht këto marrëveshje dhe çfarë është në “propozimet specifike” të Moskës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












