Lajme
Të hiqen taksat për diasporën dhe Luginën
Deputetët kanë kërkuar nga Qeveria që të shqyrtojë heqjen e sigurimeve për diasporën dhe Luginën
Ligjvënësit kosovarë kanë ngritur si shqetësim çështjen e taksave doganore që po pagujnë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe ata të diaspores për ardhje në Kosovë, dhe kërkuan nga Qeveria që t’i rishikojë të gjtha mundësitë, që këto taksa të të hiqen më parë.
Përveç çështjes së diaspores e cila ka qenë shumë herë temë debati në Kuvend, në seancën e fundit plenare është përmendur me theks të veçantë, çështja e qytetarëve të Luginës së Preshevës të cilët për të hyrë në Kosovë, duhet të paguajnë sigurimin e automjeteve në vlerë 20 euro për 7 ditë.
Edhe diaspora nuk qëndron më mirë. Për hyrje në vendlindje mërgimtarët janë të obliguar të paguajnë 30 euro për 15 ditë sigurim, ndërsa shumë shpejt do të detyrohen të pagujnë edhe taksën ekologjike prej 10 eurosh.
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti kërkoi që të hiqet krejtësisht taksa e sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, derisa kërkoi që t’i bëhet një kërkesë Bankës Qendrore që Kosova të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër në mënyrë që nga tkasat të lirohen edhe diaspora edhe Lugina.
Edhe deputeti i opozitës (AAK), Ramiz Kelmendi kërkoi nga Qeveria që ta hiqet kjo masë, kurse si alternativë ai e përmendi edhe mundësinë e pagesës njëditrore të taksës kufitare.
“Siguracioni mund të kthejmë edhe në pagesë një ditore në mënyrë që vizituesit e Luginës të shfrytëzojnë territorin e Kosovës së paku për tranzit, sidomos gjatë pushimve vjetore që ata mnd të shkojnë në Republikën e Shqipërisë duke përdorur territorin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Taksat doganore për qytetarët e Luginës së Preshevës kanë filluar të aplikohen nga fillimi i këtij viti pas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes që është arritu në Bruksel në bisedimet Kosovë-Serbi, ndëresa diaspora që nga paslufta ka qenë e detyruar të paguaj sigurime të majme.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













