Shkurt.ch
Të huajt dhe zviceranët kanë të njëjtat mundësi
Në një studim të kryer në shkollat fillore me shkallë të lartë të emigrantëve thuhet së këto shkolla kanë rezultate po aq të mira sa në shkolla të përbëra vetëm me nxënës zviceranë.
Një përqindje e lartë me studentë të huaj shpesh shkakton frikë pranë shumë prindërve zviceranë, të shqetësuar se fëmija i tyre humb shumë në këto klasa. Shumica e prindërve kanë përshtypjen se fëmija i tyre nuk inkurajohet dhe nuk stimulohet mjaft në klasa të tilla. Ata janë të bindur se është e pamundur të jepet një mësim i efektshëm në klasa multikulturore.
Këto shqetësime janë të pabaza, thekson Zonja Tamara Carigiet, e cila shkruan për Universitetin e Bernës në revistën shkencore “UniPress”: “Përbërja kulturore e një klase nuk luan rol në zhvillimin e performancave shkollore, qoftë në lidhje me nivelin e përgjithshëm të klasës, qoftë të studentëve për veten e tyre”.
Sipas studiueses, e cila kaloi 42 klasë (të klasës së tretë) nën mikroskop, ajo që ka rëndësi mbi të gjitha në arritjet akademike janë aftësitë dhe gjinia. Në shumicën e rasteve, vajzat mësojnë më mirë se djemtë. Ky studim gjithashtu vë në dukje se studentët e huaj janë nënvlerësuar në mënyrë sistematike.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













