Lajme
Të huajt në Gjermani paguajnë më shumë qira për metër katror se gjermanët
Të huajt që jetojnë në Gjermani paguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa shtetasit gjermanë. Kështu thuhet në analizën më të fundit të Zyrës Federale të Statistikave, e cila ka publikuar të dhëna që ngrenë shqetësime për pabarazi në tregun e banesave, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, qiraja mesatare neto për personat pa pasaportë gjermane është 7.75 euro për metër katror, ndërsa për ata me pasaportë gjermane 7.08 euro. Këto çmime nuk përfshijnë shpenzimet shtesë për ngrohje dhe shërbime komunale.
Zyra Federale e Statistikave thotë se një nga arsyet kryesore të kësaj diference është fakti që të huajt zakonisht jetojnë në apartamente më të vogla, të cilat kanë kosto më të lartë për metër katror. Rreth 25 për qind e të huajve jetojnë në banesa më të vogla se 60 metra katrorë, ndërsa kjo vlen vetëm për 12 për qind të gjermanëve, transmeton albinfo.ch.
Në mesatare, familjet e huaja banojnë në 85.7 m², ndërsa familjet gjermane në 109.6 m². Megjithatë, sipas autoriteteve gjermane, jo shtetësia por gjendja financiare luan rolin kyç në këtë dallim. Njerëzit me të ardhura më të ulëta, përfshirë shumë të huaj, janë të detyruar të marrin me qira hapësira më të vogla.
Zyra gjithashtu tregon se ky fenomen është i pranishëm në të gjitha llojet e vendbanimeve nga qytetet e mëdha deri tek komunat më të vogla. Dallimi në qira për metër katror është:
7.3% në qytetet me mbi 100.000 banorë,
6.6% në qytetet me 50.000–100.000 banorë,
9.3% në qytetet me 10.000–50.000 banorë,
dhe arrin deri në 10.6% në komunat me më pak se 10.000 banorë.
Zyra Federale e Statistikave pranon se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur në mënyrë përfundimtare varfërinë me çmimin e qirasë te të huajt, për shkak të mungesës së harmonizimit të të dhënave. Megjithatë, raporti nënvizon se pabarazia në tregun e banesave është reale dhe e qëndrueshme, pavarësisht nga vendbanimi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide












