Shqipëria
Të huajt po blejnë shtëpi në Sarandë
5 vite më parë Tomas nga Polonia vendosi të blinte një apartament në Sarandë.
Çmimet e arsyeshme, deti dhe vera e gjate ishin arsyet kryesore që ai dhe familja e tij u vendosen në Sarandë ku mendon të kaloj pjesën tjetër të jetës.
“Vendosëm të blinim një apartament 5 vite më parë dhe një nga arsyet ishin çmimet e favorshme për ne në atë periudhë, sepse tani në të gjithë Europën janë në rritje. Çmimet këtu janë nmë të ulëta se në Poloni,” tha ai.
“Jam duke menduar të investoj në prona ose të blej një shtëpi më të madhe për të jetuar, sepse unë dhe bashkëshortja ime mendoj të jetojmë këtu. Jemi në atë moshë që duam të jetojmë diku dhe jo të punojmë,” tha ai.
Sipas Bledi Mullait, agjent imobiliar në qytetin bregdetar, polakët janë kthyer në blerësin numër 1 të apartamenteve dhe bizneseve.
“Ka pasur një rritje të klientëve polakë që kanë krijuar dhe komunitetin e tyre këtu,” tha ai.
Rritja me 30-40% e çmimit të pronave në Sarandë është parë e përballueshme nga polakët të cilët, në masë po blejm prona me qëllime biznesi.
Me blerjet e pronave polakët janë kthyer në një komunitet të vërtët në jug, ndërsa numri i këtyre shtetasve që vizitojnë bregdetin jonian pritet të rritet gjithnjë e më shumë./javanews.al
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













