Lajme
Studim: Nga korona kanë vdekur dukshëm më tepër të huaj se zviceranë
Në mesin e shtetasve zviceranë të moshës nga 65 deri në 74 vjeç, rritja e vdekjeve krahasuar me vitin 2019 ishte 2,2 %, ndërsa te personat e së njëjtës moshë pa pasaportë zvicerane ajo ishte 20,9 %
Një studim i ri tregon se banorët e Zvicrës pa pasaportë zvicerane janë goditur shumë më rëndë nga Covidi. Kjo ndodh për shkak të disavantazheve sociale dhe ekonomike në mes të të huajve dhe zviceranëve.
Shkencëtarët kanë ekzaminuar rritjen e numrit të vdekjeve në Zvicër gjatë vitit 2020, me porosinë e platformës gjermane të Shërbimit Mediatik të Integrimit, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), ata kanë arritur të vërtetojnë se në pandeminë e koronës, njerëzit pa pasaportë zvicerane kanë vdekur shumë më shpesh sesa zviceranët.
Rezultatet janë të qarta. Në mesin e shtetasve zviceranë të moshës nga 65 deri në 74 vjeç, rritja e vdekjeve krahasuar me vitin 2019 ishte 2,2 për qind, ndërsa te personat e së njëjtës moshë pa pasaportë zvicerane ishte 20,9 për qind, që i bie afër 10 fish më shumë!
Rritja ishte gjithashtu në mënyrë drastike më e lartë në grupmoshat e tjera.
Të dhënat nuk mundësojnë nënndarje sipas përkatësisë kombëtare
Meqenëse në Zvicër ende mungojnë të dhënat e sakta për kombësi të ndryshme, studiuesit ishin në gjendje të dallonin vetëm personat e vdekur me dhe ata pa pasaportë zvicerane.
“Grupi i njerëzve pa pasaportë zvicerane është një kategori e pasaktë,” thekson Plümecke (bashkautor i studimit). Ai përfshin refugjatë të luftës njësoj sikurse specialistët e kualifikuar, pra të gjithë jo-zviceranët. Bashkautorja e studimit Anne-Kathrin Will ka bërë thirrje me këtë rast për më shumë të dhëna për grupet e cenueshme, transmeton albinfo.ch. “Është simptomatike që një informacion i tillë mungon”, thotë ajo.
Studiuesit nuk kanë bërë hulumtimin e arsyeve të vdekshmërisë së pabarabartë në mes të të huajve dheshtetasve zviceranë. Por e vërteta është se të huajt në Zvicër janë shumë më shpesh të hendikepuar nga ana sociale. Shkencëtarët e shohin arsyen e numrit të lartë të vdekjeve në këtë pikë pra: kushte të vështira jetese, punë pa mundësi për të punuar nga shtëpia, varësia nga transporti publik.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











