Gjuha
Të insitucionalizohet mësimi plotësues në diasporë
“Kemi filluar me Zvicrën dhe do të vazhdojmë me vende tjera", ka thënë ministri i Arsimit, Ramë Buja
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, gjatë qëndrimit në Gjermani është takuar me mërgimtarët, ku ka shprehur përkrahjen për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë.
Në takimet konsultative që po mbahen në Stuttgard të Gjermanisë, me temën “Gjendja aktuale e mësimit plotësues në diasporë dhe hapat për institucionalizimin e tij”, Buja, ka deklaruar se janë bërë përpjekje që shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë të institucionalizohet.
“Kemi filluar me Zvicrën dhe do të vazhdojmë me vende tjera”, ka thënë Ministri Buja.
Ai ka bërë të ditur se se MASHT-i tashmë ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë nr.10.2011, ndërkaq sugjeroi që mësimi plotësues që organizohet në diasporë të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të shtetit ku mbahet mësimi.
Buja përmendi faktin se diaspora e Republikës së Kosovës përfshin së paku një të katërtën e qytetarëve të saj, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë dhe të rinj të moshës së arsimit të detyrueshëm.
Ndërkohë, përfaqësues të këshillave të mësimit plotësues në Itali, Suedi, Belgjikë, Austri, Zvicër, Gjermani paraqiten gjendjen aktuale të arsimit shqip në shtetet ku ata jetojnë.
Në takimet konsultative me diasporën, që organizohen nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, i paraprijnë organizimit të një konference kombëtare me temën “Institucionalizimi i arsimit në diasporë”, që do të mbahet në Prishtinë.
Në këto takime konsultative, po marrin pjesë edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, rektori i UP, Mujë Rugova, Nagip Skenderi, sekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të këshillave të mësimit plotësues në Itali, Suedi, Belgjikë, Austri, Zvicër dhe Gjermani, bëhet e dtitur nëpërmjet një njoftimi të MASHT-it.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë









