Kosova
Të kthyerit nga Siria dhe ekstremizmi i brendshëm, sfidë për Kosovën
Shteti Islamik është shkatërruar përfundimisht para disa ditësh dhe këtë e kanë bërë të ditur mediat më të mëdha në botë.
E në luftën në Siri, kishte edhe luftëtarë nga Kosova.
Sipas të dhënave, rreth 200 shqiptarë nga Kosova janë në Siri, prej tyre 95 gra dhe 40 fëmijë, ndërsa rreth 80 është numri i kosovarëve që kanë dhënë jetën duke luftuar për ISIS-in.
E pas shpartallimit të ISIS-it, pritet që në Kosovë të kthehen kosovarët që kishin shkuar për të luftuar në Siri, por çfarë sfide do të jetë kjo për Kosovën?
Lajmi.net ka kontaktuar me Mentor Vrajollin, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Vrajolli thotë se numri i njerëzve që mund të jenë të rrezikshëm është rreth 30, ndërsa pjesa tjetër janë edhe të burgosur.
“Numri i njerëzve që mund të jenë të rrezikshëm është 20 deri në 30, jo më shumë dhe për një pjesë të madhe të tyre nuk dihet ku janë, një pjesë dyshohet se janë të burgosur, por nuk dihet ku dhe çka. Kështu që nuk është rrezik i madh kthimi i tyre”, është shprehur Vrajolli.
Gjithashtu, Vrajolli ka theksuar faktin se është problem puna se sa mund të radikalizohen njerëzit brenda Kosovës.
“Nuk është shumë problem i madh puna e atyre që janë jashtë, problem është puna e këtyre që janë brenda dhe sa mund të radikalizohen dhe a kanë kapacitet institucionet të merren me ta”, tha në fund Vrajolli.
Në anën tjetër, sociologu i religjionit, Halim Emerllahu, për lajmi.net, përcjell albinfo.ch, ka shpjeguar edhe shkaqet pse kosovarët kanë shkuar në luftë në Siri.
“Në vendet e tranzicionit, siç jemi ne si shoqëri dhe në procesin e konsolidimit shoqëror, në tejkalimin e kësaj faze transitore ka lëvizje të ndryshme shoqërore, grupe shoqërore, individ dhe elita të ndryshme që ndikojnë në shoqëri dhe individ të caktuar. Pjesë e kësaj ideologjie janë edhe klerë fetarë me orientime e filozofi të ndryshme shkollore, që vijnë nga shumë vende të ndryshme të botës…”, sqaroi Emerllahu për lajmi.net.
I pyetur për sfidën e risocializimit dhe të riatdhesimit të kosovarëve të përfshirë në luftërat në Siri, Emerllahu është shprehur se është i nevojshëm një intervenim institucional shtetëror e shoqëror për integrim dhe për socializmin e tyre.
“Çdo shoqëri, individ që është përfshirë në konflikt, luftë, është në mungesë të socializmit dhe i duhet një risocializim në kuptimin e rehabilitimit shoqëror, një qetësim psiko-social. Dhe këtu duhet një intervenim institucional, shtetëror e shoqëror për integrim, e po ashtu për socializimin e tyre me politika të veçanta të hartuara nga shteti. Shteti duhet t’i llogarisë këto grupe individësh si pjesë e pandashme e shoqërisë kosovare, e kjo vjen vetëm me kushte të mira dhe ambient të mirë social. Të jepet gjithashtu mundësia e shkollimit, punësimit dhe komunikimit shoqëror, këto janë faktorët e integrimit dhe të riatdhesimit”, është shprehur Emerllahu.
Ndërsa, sa i përket mundësisë të radikalizmit dhe të radikalizimit brenda Kosovës, Emerllahu është shprehur se në shoqërinë kosovare është prezente gjuha fundamentale.
“Në shoqërinë kosovare është prezente gjuha fundamentale, e ekstremizmit si komunitet shoqëror e religjioz. Një gjuhë e tillë e përdorur nga disa klerë fetarë, rrjetet sociale dhe objekte të ndryshme fetare si në xhami dhe kisha ortodokse, protestante e tjerë, vijnë nga klerë fetarë që janë të shkolluar në shkolla të ndryshme me këso gjuhe. Ne jemi shoqëri në kuptimin sekular, një shoqëri liberale, me tolerancë dhe pluralizëm fetar. Ne jemi shoqëri ku jemi unifikuar komb e popull me tolerancë fetare në aspektin ndërkombëtar, shembull për shumë shoqëri që janë në konflikte fetare”, tha në fund Emerllahu.
Ndryshe, Kosova është ranguar në shtetet me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar ISIS-it krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












