Kosova
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq
Të mërkurën fillon mbledhja e nënshkrimeve për peticionin e shkarkimit të kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit.
Sanja Krtiniq, anëtare e grupit iniciues për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka konfirmuar për KOHËN se mbledhja e nënshkrimeve do të nisë nga ora 9, në sallën e sporteve afër stacionit të autobusëve.
“Mund t’ ju konfirmoj se mbledhja e nënshkrimeve fillon nesër në mëngjes, nga ora 9”, ka thënë Krtiniq.
Ndërkohë Veselin Radoviq, i grupit iniciues për shkarkimin e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka konfirmuar për “Kosovo Online” se po ashtu nesër nga ora 9 do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Hetemit.
“Është koha e fundit që të përfundojë veprimet kundër popullit serb”, tha Radoviq.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja, për të qenë i suksesshëm procesi i shkarkimit, në Leposaviq duhet të mblidhen 2 mijë e 689 nënshkrime, në Mitrovicë të Veriut 3 mijë e 640, derisa në Zubin-Potok 1 mijë e 347 sosh.
Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar./Koha.net
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












