Lajme
Të mërkurën që vjen, Zvicra ashpërson masat kundër koronavirusit
Ministri i Shëndetësisë ka thënë me këtë rast se masat e mëtejshme kombëtare janë të nevojshme. "Virusi nuk ndalon në kufijtë kantonalë" ka theksuar ai para mediave federale
Ministri i shëndetësisë Alain Berset dhe kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë të Shëndetësisë kanë mbajtur sot një konferencë për media në Bernë, në dritën e ashpërsimit të krizës së koronavirusit.
Veç tjerash, ata kanë thënë për mediat se nga e mërkura që vjen do të ketë masa të reja, më rigoroze, në nivel nacional, për luftimin e pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë me këtë rast se masat e mëtejshme kombëtare janë të nevojshme. “Virusi nuk ndalon në kufijtë kantonalë” ka theksuar ai para mediave federale, transmeton albinfo.ch. Situata është akoma serioze. Rastet e koronavirusit he pranimet në spital janë dyfishuar brenda një jave.
Berset ka vënë në dukje se megjithatë masat aktuale janë larg nga ato që ishin marrë në pranverë. Tani ka masa më të diferencuara dhe kjo është e rëndësishme.
Lukas Engelberger, Presidenti i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetësisë (GDK), thekson po ashtu se situata është serioze. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe ka gjithnjë e më shumë shtrime në spital, përcjell albinfo.ch. Madje, në disa rajone janë arritur kufijtë e kapaciteteve të spitaleve përkatëse.
GDK rekomandon që të gjithë kantonet të marrin masa të mëtejshme. Engelberger në këto masa numron:
- Kufizime të mëtejshme në tubimet e njerëzve në hapësirat publike
- Zgjerim të mëtejshëm të detyrimit për maskë
- Kufizime në kohën e lirë dhe aktivitetet sportive, përfshirë klubet
- Kufizime të mëtejshme në restorante, si për shembull, madhësitë e tryezave
- Nëse është e nevojshme, shtyrje të operacioneve në spitale në mënyrë që të krijohen më shumë kapacitete.
- Kantonet gjithashtu i kërkojnë Qeverisë Federale të marrë masa të mëtejshme në zona të ngjashme në nivelin federal.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














