Shkurt.ch
Të moshuarit janë të diskriminuar në tregun e punës në Zvicër
Diskriminimi i moshës në Zvicër tani është zyrtare. Punëkërkuesit mbi 50-vjeçare e kanë të vështirë të gjejnë punë, madje edhe nuk kanë gjasa për t’u ftuar në intervistë për punë. Ata po diskriminohen në tregun zviceran të punës, shkruajnë mediat zvicerane.
“Disa punëdhënës në industri të caktuara zakonisht preferojnë aplikantë më të rinj për punë për një sërë arsyes. Gjithashtu kompanitë kohët e fundit po përdorin procesin e automatizuar të rekrutimit, duke bërë që të dihet edhe mosha e aplikuesve. Kërkuesit më të vjetër të punës, shpesh nuk kanë asnjë shans që të ftohen në intervistë”, thuhet në një raport të fundit, që tregon për punën në kantonet në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, diskriminimi ndaj punëkërkuesve të moshuar në Zvicër ka qenë subjekt tabu.
Por, tani ata që aplikojnë duhet të mbushin pyetësorin, ku figuron edhe mosha e tyre dhe nëse jeni mbi 50-vjeç në Zvicër, atëherë, ka gjasa që të mos ftoheni fare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale














