Shkurt.ch
Të moshuarit, në mes të milionave dhe shkopit të varfërisë
Zvicrës për çdo vit i shtohen nga 5000 raste pensionistësh që shfrytëzojnë ndihmat komplementare. Në vitin 2013 kanë qenë 185.000
Në asnjë kategori tjetër të popullatës në Zvicër nuk është kaq i madh dallimi në mes të të pasurve dhe të varfërve si në kategorinë e të moshuarve. Fondacioni “Pro Senectute” e ka bërë këtë konstatim duke u mbështetur në ekstrapolimet që ka bërë vetë. Dhe, dallimet janë duke u rritur, ka siguruar “Pro Senectute”.
Zvicrës për çdo vit i shtohen nga 5000 raste pensionistësh që shfrytëzojnë ndihmat komplementare (Ergänzungsleistungen). Në vitin 2013 ishin regjistruar 185 mije raste të tilla që i bie se çdo i teti person i moshuar është i prekur nga varfëria.
Për të plotësuar tablonë e dallimeve të mëdha në mesin e të moshuarve në shoqërinë zvicerane, “Pro Senectute” ka shtuar se po ashtu në vitin 2013 në Zvicër kanë jetuar 264 mijë milionerë, shkruan srf.ch. Sipas fondacionit në fjalë, pak më shumë se gjysma (53 për qind) e këtyre pasanikëve janë të moshës së shtyrë, gjegjësisht të moshës së pensionit.
Gjatë 14 viteve të fundit kostoja e ndihmave komplementare (EL) është rritur nga 2.3 miliardë në 4.5 miliardë franga, ose, praktikisht është dyfishuar. Kjo gjendje konsiderohet alarmante, konsiderojnë autoritetet kompetente prandaj sipas tre duhen arrë masa kundër abuzimit me ndihmat në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











