Shkurt.ch
Të moshuarit paditin qeverinë për çrregullimin e klimës!
Ata thonë se stina e verës me mot të nxehtë përbën rrezik para së gjithash për njerëzit e moshuar. Ndërsa, si pasojë e ndryshimit të klimës periudhat me vapë po janë gjithnjë më të shpeshta.
459 të moshuar zviceranë kanë ushtruar simbolikisht padinë e parë penale në Zvicër në lidhje me klimën. Shoqata “Klimasenioren” (të moshuarit rreth klimës) e ka akuzuar hiç më pak se Këshillin Federal të Zvicrës për dështimet klimatike! Sipas seniorëve të përmendur Qeveria e vendit ka mëkatet e saj sa i takon çrregullimeve klimatike, shkruan srf.ch.
Ata thonë se stina e verës me mot të nxehtë përbën rrezik para së gjithash për njerëzit e moshuar, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, si pasojë e ndryshimit të klimës periudhat me vapë po janë gjithnjë më të shpeshta.
Masat që kanë ndërmarrë autoritetet federale nuk mjaftojnë as përafërsisht për realizuar synimet që ato i kanë përcaktuar vetë, lidhur me klimën, ankohen të moshuarit. Sipas këtyre, synimi i caktuar për uljen e emetimit të CO” për 20 për qind në krahasim me vitin 1990 është tepër i ulët.
Në shoqatën “Klimasenioren” bëjnë pjesë edhe njerëz eminentë nga politika zvicerane si ish qeveritarja e qytetit të Cyrihut, Monika Stocker, ish presidentja e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Christiane Brunner etj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










