Shqipëria
Të moshuarve në Shqipëri pensionet do t’u dërgohen në shtëpi
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë publike të gjithë masat e planit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ndër masat është për pensionistët, të cilëve pensioni do t’i dërgohet në shtëpitë e tyre pa kosto.
“Sot kam nxjerrë urdhrin për mbylljen për publikun deri në 3 prill të gjitha ambienteve të mbyllura të dedikuar për fëmijët apo të rinjtë, palestra, qendra kulturore, pishina apo qendra argëtimi. Gjatë ditës aktivitete e barëve, restoranteve, lokale të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën 2 metra të tavolinave dhe 1 metër të njeriut nga njeriu. Nëse kjo normë nuk do të zbatohet do të vendosim edhe orare për to. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritje, të marrin masa për të ofruar shërbime online dhe të reduktojnë ato shërbime që kanë mundësi të japin online“, deklaroi ministria në mbledhjen e Qeverisë.
Manastirliu tha se prioritet është jeta e njerëzve, duke bërë thirrje për të zbatuar të gjitha masat dhe rregullat, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













