Shkurt.ch
Të ndjesh se çka do të thotë të jesh refugjat
Në ekspozitën “FLUCHT” (Arratisja), vizitorët e fitojnë idenë se çfarë do të thotë të jesh në arrati. Pas fillimit të suksesshëm të ekspozitës shëtitëse “FLUCHT” në Muzeun Nacional në Cyrih, ekspozita nga 6 prill deri më 17 shtator mund të vizitohet edhe në Muzeun e Qytetit në Aarau, kantoni Aargau
Çdo ditë shohim fotografi të njerëzve që janë në arrati. Por çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i detyruar të braktisësh banesën tënde, punën. Familjen dhe atdheun? Në ekspozitën “FLUCHT” (Arratisja), vizitorët e fitojnë idenë se çfarë do të thotë të jesh në arrati. Pas fillimit të suksesshëm të ekspozitës shëtitëse “FLUCHT” në Muzeun Nacional në Cyrih, ekspozita nga 6 prill deri më 17 shtator mund të vizitohet edhe në Muzeun e Qytetit në Aarau, kantoni Aargau. Nga 18 maji 2017 ajo do të plotësohet edhe me 10 rrëfime individuale të refugjatëve. Vernisazhi i ekspozitës mbahet nesër, më 5 prill.
Aktualisht në gjithë botën janë rreth 65 milionë njerëz të arratisur. Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore numri i tyre nuk ka qenë kaq i madh. Ekspozita “FLUCHT” hedh dritë mbi temën shkuar nga këndvështrime të ndryshme dhe i mundëson vizitorit që përmes biografive tipike t`i qasen rrugëtimeve të vështira dhe të shumëllojshme të refugjatëve ose të familjeve refugjate. Vizitorët e muzeut mësojnë se si, pas një rruge të gjatë dhe të rrezikshme arrihet në një vend në të cilin nuk të ka pritur askush, në të cilin nuk flitet gjuha e njëjtë dhe ku nuk ndjehesh si në shtëpinë tënde – por po ashtu në një vend në të cilin i ke mbështetur të gjitha shpresat.
Në ekspozitë, vizitorët kanë mundësinë që t`i njohin stacionet e ndryshme të një arratisjeje dhe përmes filmimeve të regjisorit Mano Khalil, i cili vet dikur ka qenë refugjat, të bëhen dëshmitarë të udhëtimeve të vështira dhe të rrezikshme. Ata do të mësojnë se kush mund të fitojë azilin në Zvicër dhe vendet tjera e kush jo. Veç kësaj, vizituesit do të njihen me ndihmën ndërkombëtare nga e cila varen më shumë se 90 për qind të refugjatëve në gjithë botën dhe të mësojnë për mbështetjen që e jep Zvicra dhe se si funksionon procedura e azilit këtu.
“FLUCHT” është një projekt i përbashkët i Komisionit Federal për Migracion (EKM, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), Komisariatit të Lartë për Refugjatë të OKB-së (UNHCR) dhe Drejtorisë për Zhvullim dhe Bashkëpunim (DEZA).
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










