Lajme
Të paktën tre veta humbin jetën në një aksident ujor në Zvicër
Pas një stuhie të fuqishme, katër veta janë raportuar të zhdukur. Tre prej tyre janë gjetur të vdekur, njofton Policia e Kantonit St. Gallen
Në Calfeisental, në kantonin e Shën Gallen, tre persona kanë humbur jetën në një aksident duke ushtruar sportin kanioning, shkruan srf.ch. Një person konsiderohet i zhdukur.
Policia e kantonit St. Gallen ka raportuar se të aksidentuarit ishin turistë spanjollë, transmeton albinfo.ch. Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, para orës 19 të mbrëmjes, në grykën Parlitobel afër fshatit St. Martin.
Pas një stuhie të fuqishme që ka goditur këtë zonë, katër veta janë raportuar të zhdukur, njofton Policia e Kantonit St. Gallen. Tre prej tyre janë gjetur të vdekur gjatë natës, ndërsa i katërti është ende i zhdukur.
Një numër i madh i punëtorëve të shpëtimit janë angazhuar për gjetjen e të aksidentuarve, përcjell albinfo.ch. Florian Schneider, zëdhënës i policisë së kantonit, ka thënë: “Në veprim kanë qenë disa helikopterë Rega, pastaj specialistë alpinë të shpëtimit dhe patrulla të policisë kantonale”.
(Fotot: Screenshot SRF)
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













