Shkurt.ch
Të pasurit bëhen edhe më të pasur në Zvicër
Pasuria e elitës të të pasurve zviceranë është shtuar këtë vit për 31 miliardë franga
Në Zvicrën e vogël jetojnë dy për qind të milionerëve të gjithë botës. Madje, pasuria e 300 prej tyre është shtuar këtë vit për 31 miliardë. Ky është bilanci i fundit në ranglistën e super të pasurve.
Për të tretin vit me radhë të pasurit po bëhen edhe më të pasur. Pasuria e tyre është shtuar sërish këtë vit për 6.5 për qind, ose gjithsej 31.1 miliardë franga, shkruan magazina “Bilanz”.
Tregjet e aksioneve u kanë sjellë më shumë para të pasurve zviceranë. Tregu i aksioneve mbetet ende vendi më i rëndësishëm për të investuar të pasurit paratë e tyre.
300 të pasurit në Zvicër kanë një pasuri të përbashkët prej 512 miliardë. Në fakt, është bilanci i dytë më i lartë i të pasurve gjatë 24 vjetëve të fundit. Vetëm më 2007 të pasurit zviceranë kishin më shumë para në kontot e tyre. Elita helvetice e të pasurve nuk është e vetme me këtë trend.
Derisa Evropa Jugore po zhytet në periudhën e depresionit ekonomik, pasuria e gjermanëve dhe e britanikëve është shtuar 4 deri 5 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












