Lajme
Të përmirësohet ambienti biznesor
Autoritetet duhet të përmirësojnë ambientin biznesor në Kosovë, në mënyrë që të dërgohet një imazh tjetër në drejtim të investitorëve ndërkombëtarë, thonë njohës të rrethanave ekonomike.
Në këtë drejtim, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë përpjekje në uljen e shkallës se korrupsionit, eliminimin e barrierave për marrjen e licencave dhe lejeve, si dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor, tha Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.
“Në rend të parë duhet punuar me sektorin privat, për të përmirësuar ambientin afarist në Kosovë. Këtë vit, shpresoj se qeveria e re, e cila do të formohet, do të punojë se bashku me sektorin privat dhe me agjencitë e huaja në Kosovë, të cilat janë të involvuara në reformimin e ambientit afarist”, thotë Musa.
Viteve të fundit, investimet e huaja kanë shënuar rënie. Edhe pse për vitin e kaluar nuk ka ndonjë shifër zyrtare sa ka qenë shuma e investimeve ndërkombëtare, megjithatë thuhet se ka pasur një rritje deri në 3 për qind, në krahasim me vitin 2009, kur investimet e huaja ishin në vlerë prej 310 milionë eurosh, apo 30 për qind më pak se në vitin 2008.Rënia e investimeve ka qenë pasojë e krizës financiare botërore, thotë Ahmet Shala, ministër në dorëheqje i Ekonomisë dhe Financave.
“Natyrisht kriza ekonomike botërore ka bërë që investimet e huaja, sidomos në pjesën e Evropës të mbyllën në vetë-vete. Është një qasje evropiane, nëse mund të them, se është një ngrirje e daljes jashtë Evropës. Megjithatë, shifrat nuk janë shumë dekurajuese, nëse krahasohen edhe me shtetet në rajon, Kosova prapë qëndron mbase jo shumë të kënaqshëm, por më një trend rritjeje”, thekson Shala.
Sidoqoftë, Shala shpreson se gjatë këtij viti do të ketë rritje të investitorëve ndërkombëtarë. Pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe pritet privatizimi i Post Telekomit të Kosovës, fillimi i punëve për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, fillimi i punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, si dhe privatizimi i kompleksit turistik “Brezovica”Në raportet e ndryshme të mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, gjatë vitit që lamë pas, Kosova nuk është paraqitur në nivel të kënaqshëm sa i përket ambientit të biznesit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












