Tematike
Të plagosurat në Perlen, nga Glloxhani i Pejës
Burime të albinfos thonë se gratë e plagosura janë nga familja Thaçi e Glloxhanit të Baranit, Komuna e Pejës
Tragjedia familjare që ka ndodhur natën e të hënës në Perlen të Lucernit (për të cilën ka informuar edhe albinfo.ch)ka qenë edhe sot e pranishme në faqet e gazetave dhe në portalet mediale të Zvicrës.
Se plagosja e dy grave (gruas dhe e vjehrrës) është bërë nga shqiptari 33 vjeçar, respektivisht bashkëshorti dhe dhëndrri, është jashtë çdo dyshimi. Mirëpo vazhdojnë të mbeten të pandriçuara rrethanat e vdekjes së dorasit, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri pak më vonë në afërsi të banesës ku kishte bërë veprën.
Burime të albinfo.ch të informuara mirë thonë se gratë e plagosura janë nga familja Thaçi e Glloxhanit të Baranit, Komuna e Pejës. Ndërsa i vrari, nga fshati Qerim i Gjakovës.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë konfirmim nëse 33 vjeçari ka vrarë veten, e kanë vrarë vëllezërit e gruas (që ishin vënë në ndjekje të tij) apo ka rënë viktimë e ndonjë aksidenti me armë. Nuk thuhet asgjë as lidhur me motivin e mundshëm që ka sjellë deri në këtë tragjedi. Ndërkaq, gazetat shrkuajnë se gruaja ksihte vendosur të ndahej nga bashkëshorti dhe ky mund të kishte qenë motivi.
Mediet përmendin se personi që ka plagosur dy gratë ka qenë një bodibilder, që nuk ka pasur ndonjë dosje policore. Gruaja e tij, (26) po ashtu shqiptare nga Kosova me shtetësi zvicerane, ka punuar në një filialë të shitores Spar në rrethinë, si shefe e shitores. Çifti i martuar para pesë vitesh kishte një djalë të vogël 1 vjeç e gjysmë. Për shkakun se 26 vjeçarja punonte, për djalin kujdesej e ëma, 50 vjeçe që jeton në fqinjësi me çiftin.
Kohë më parë, për shkak të zënkave në mes të dy bashkëshortëve ishte dashur të ndërhynte policia, thonë fqinjët e tyre. Por në përgjithësi, sipas tyre bëhej fjalë për një familje të sjellshme dhe jo problematike.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune













