Lajme
Të premten nisin veprimet për vënien e kontrollit në veri
Kryeministri, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të premten do të nisin veprimet e Qeverisë së Kosovës të koordinuara me faktorin ndërkombëtar për vënien e kontrollit të plotë në pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ka thënë se këto veprime nuk do të mund të pengohen në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nga strukturat kriminale, të organizuara nga Beogradi zyrtar. Thaçi në një konference për media, ka shpalosur edhe plani e operacioneve për rifillimin e funksionimit të plotë të kontrollit në pikat 1 në Jarinje dhe 31 në Bërnjak në veri të vendit. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë.
Sipas tij udhërrëfyesi përmban një mori veprimesh të cilat do të realizohen nga institucionet legjitime të Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe i cili është i tërë në shërbim të përmirësimit të jetës dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët që jetojnë në veri të vendit.
Paralajmërimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, se veprimet e Qeverisë së Kosovës për vënien e kontrollit në veri mund të sjellin edhe gjakderdhje, Thaçi i ka quajtur ekzagjerime.Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta shtrijë autoritetin në mënyrë paqësore, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë kompromis ndaj strukturave kriminale.
Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e interesuar dhe duke punuar maksimalisht për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përmes procesit të dialogut që është arritur me konkluzione të përbashkëta në Bruksel, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.
Shefi i qeverisë, ka garantuar se udhërrëfyesit për veriun do të jetë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, ngritjes së institucioneve publike, kompetente dhe efikase dhe mekanizmave gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në pikën kufitare 1, sipas këtij plani, do të ketë prezencë të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, ndërkaq do të mbetet e mbyllur për transportin e mallrave derisa të rregullohet infrastruktura e nevojshme, kurse në pikën 31, do të ketë prezencë të policëve dhe doganierëve të Kosovës.
Bazuar në udhërrëfyesin e përgatitur nga Qeveria në një fazë të mëvonshme parashihet një kohë në katër komunat e Kosovës të mbahen zgjedhjet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Kryeministri Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i mirëpresin angazhimet për vënien e kontrollit në veri, ndërkaq nga qytetarët serbë ka kërkuar që të distancohen nga strukturat ilegale dhe kriminale të cilat e mbajnë peng zhvillimin e tyre. Pavarësisht reagimeve që mund të vijnë nga strukturat ilegale në veri, Thaçi ka thënë se Kosova do të sillet në pajtueshmëri me zotimet e proklamuara dhe implementimi i planit operacional do të fillojë më datën 16. Ai ka thënë se Qeveria është shumë e vendosur dhe do të ketë rregulla strikte, kurse Beogradi është tërësisht pa ndikim në këtë proces
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











