Lajme
Të rinjtë dhe migrimi
Perspektiva ose jo për një jetë më të mirë në Kosovë, i vë para dilemave të rinjtë që të rrinë apo të kërkojnë alternativa jashtë vendit
Disa të rinjtë thonë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është vendi më i bukur, ka resurse të mjaftueshme që siguron një perspektivë në të ardhmen, ndërsa të tjerë shprehen se për një perspektivë më të mirë, do ta braktisin vendin.
Kaltrina Krasniqi, është studente në Fakultetin Ekonomik. Ajo nuk dëshiron të migrojë jashtë vendit. Kosova për Kaltrinën është vendi më i bukur dhe më i pasur në krahasim me shumë vende të botës.
Remi, i riu tjetër nga Prishtina, është shitës ambulant në qendër të kryeqytetit. Ai tregon se, edhe pse nuk ka përfitime të mëdha materiale nga puna e tij, nuk e konsideron arsye as të mendojë që një ditë ta braktisë Kosovën.
Por, ndryshe mendojnë disa të rinj të tjerë. Mungesa e perspektivës për të ardhmen ka ndikuar që disa qytetarë të interesohen që të ikin nga Kosova, për të kërkuar alternativa tjera në vende të ndryshme të botës.
Njëri prej tyre është Asllan Bllaca, student në Fakultetin e Edukimit. Ai konsideron se politizimi i popullatës dhe pamundësia për të gjetur një vend pune në bazë të kritereve të caktuara, është arsyeja e interesimit që të migrojë jashtë vendit.
Kosova ballafaqohet me kushte të rënda socio-ekonomike, rrjedhimisht me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, thotë Nevaip Luri, rreth 25 vjeç. Kështu që, po të kishe të sigurt një vend pune në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, Nevaipi thotë se Kosovën do ta lëshonte për një periudhë të shkurtër kohore.
Ndërsa, Asdren Tahiri thotë se po t’i jepej mundësia, me dëshirë do shkonte në Angli për të studiuar:
Edhe Viktor Shala, thotë se me dëshirë do të migronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, me gjithë faktin se qytetarët interesohen të lëshojnë Kosovën, prej vitit 2000 e deri më tash, vendet e Evropës perëndimore kanë kthyer me detyrim mbi 52 mijë kosovarë, të cilët Kosovën e kishin lëshuar në vitet ‘90.
Parandalimi i migrimit është një ndër parakushtet e Bashkimit Evropian për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon lirinë e lëvizjes në zonën e bardhë të Shengenit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












