Shkurt.ch
Të rinjtë, më pak të dhunshëm
Për Peter Aebersold, profesor i së Drejtës Penale në Basel, njëra nga arsyet që kanë ndikuar në rënien e delikteve te të rinjtë është edhe ndyshimi i migracionit në Zvicër
Statistikat flasin për rënie të krimit në mesin e të rinjve në Zvicër. Raportohet për më pak vjedhje dhe më pak dhunë te të rinjtë.
Vitin e kaluar janë shqiptuar 13.158 dënime, rreth 7 për qind më pak se në vitin 2011.
Për Peter Aebersold, profesor i së Drejtës Penale në Basel, njëra nga arsyet që kanë ndikuar në rënien e delikteve te të rinjtë është edhe ndyshimi i migracionit në Zvicër.
“Në vitet 90-a familjet nga ish-Jugosllavia kanë ardhur me fëmijët e traumatizuar në Zvicër, ku potenciali për dhunë ishte më i lartë”, thotë profesori.
Më 2007 ishin dënuar 3539 të rinj me origjinë të huaj, ndërsa vitin e kaluar raportohet për 31 për qind më pak të dënimeve te të huajt.
Parandalimi i pakoordinuar
“Në Zvicër, parandalimi i dhunës te të rinjtë nuk është i koordinuar mirë”, thotë profesori Aebersold.
Për dallim nga Zvicra, në Gjermani apo në Suedi ekspertët nëpër shkolla, policia, prokurorët dhe ekonomistët ulen bashkë për t’u koordinuar në parandalimin e dhunës
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











