Lajme
Të rinjtë po ikin, Kosova po mplaket
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka publikuar një analizë sipas të cilës shumica prej atyre të rinjve që ikin, janë persona që nuk kanë njohuri lidhur me politikat e BE-së për migrim
Shumica e atyre që po ikin jashtë shtetit janë qytetarë të moshave të reja 17-24 vjeç, të cilët nuk po shohin perspektivë në Kosovë. Prandaj nëse vazhdon ky trend i mërgimit, atëherë Kosova do të mplaket, sepse të rinjtë po ikin jashtë.
Kështu të paktën thuhet në një analizë publikuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Sipas këtij grupi, shumica prej atyre që ikin në BE, janë persona që nuk kanë njohuri lidhur me politikat e Bashkimit Evropian për migrim.
Në këtë studim, janë përdorur të dhënat nga anketa “Perspektiva Evropiane e Kosovës”, e cila është përgatitur nga zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2012. Nga kjo analizë del se të prirë për mërgim janë të rinjtë e moshës 15 deri 24 për shkaqe socio-ekonomike.
Delfinë Elshani, nga ky grup tha se instrumentet politike duhet të përqendrohen kryesisht në zgjerimin e mundësive për punësim e të rinjve, transmeton RTK.
Ndër rekomandimet kryesore të kësaj analize për qeverinë e vendit është edhe hartimi i një strategjie informative e cila njofton qytetarët lidhur me politikat e BE-së mbi migracionin.
“Qeveria po ashtu duhet ta ketë prioritet punësimin në vende rurale ngase personat nga këto zona janë më të prirët për të migruar”, thuhet në raport. Ndryshe, si destinacion kryesor për migrim, kosovarët kanë pas Hungarinë, pastaj Gjermania dhe vendet Skandinave
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












