Lajme
Të rinjtë shqiptarë e maqedonas përleshen në Tetovë, një theret me thikë
Nga Spitali i Tetovës bëjnë të ditur se ndihmë kanë kërkuar tre persona, ku njëri është goditur me thikë, dhe dy të tjerë janë lënduar. Incidenti ka ndodhur në qendër të Tetovës
Të paktën tre persona janë lënduar nga një përleshje ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe atyre maqedonas në qendër të Tetovës. Siç raportojnë burime nga ky qytet i Maqedonisë, i banuar me shumicë shqiptare, përleshja ka ndodhur sonte (e diel), ndërsa tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri i plagosur me thikë.
Nga Spitali i Tetovës për portalin TetovaSot bëjnë të ditur se ndihmë kanë kërkuar tre persona, ku njëri është goditur me thikë, dhe dy të tjerë janë lënduar.
Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po hetojnë rastin dhe gjithçka që lidhet me incidentin e përgjakshëm që tronditi sonte qytetin e Tetovës.
Ndërkaq siç raporton Express, incidenti ka ndodhur në qendër të Tetovës, afër Restorant Arbit. Sipas një dëshmitari mësohet se motivet nuk janë politike dhe se incidenti ka ndodhur pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, ku njëri prej pjesëmarrësve në incidentin përgjakshëm, bashkë me vëllanë ka sulmuar të riun e përkatësisë shqiptare i cili sipas po të njëjtit burim, në vetëmbrojtje, ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur njërin prej vëllezërve maqedonas.
Mësohet se i riu i goditur me thikë është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











