Kosova
Të rinjtë zgjedhin infermierinë për të ikur jashtë Kosovës
Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, tregon se janë lëshuar 286 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.
Sipas Gorit, numri i infermierëve që po e lënë vendin është rritur shumë, veçanërisht në dy vitet e fundit dhe vendi rrezikon të mbesë pa infermierë.
E për ta ndalur një fenomen të tillë, Gori shton se duhet të rriten pagat dhe të përmirësohen kushtet e punës së këtij profesioni.
“Emigrimi është në trend dhe infermierët çdo ditë e më shumë po kërkojnë licenca të paplasitifikuara dhe vërtetim të kodit etik për t’u punësuar në vendet tjera. Migrimi ka filluar, sipas statistikave tona, që nga viti 2019 me një fluks më të vogël. Ka pasur rritje vit pas viti, por përmasa të mëdha ka marrë në vitin 2022 dhe 2023. Këtë vit, kemi lëshuar 286 licenca për gjashtë mujorin e parë. Kjo e jep një numër të qartë për të gjithë infermierët të cilët e kanë lëshuar vendin”, shkruan Ekonomia Online.
Gori thotë se me Ligjin e Pagave kanë pritur që infermierëve t’u rriten pagat, të kategorizohen “aty ku e meritojnë” dhe t’u paguhen ndërrimet e natës.
“Sa i përket Ligjit të Pagave, pritshmëria ka qenë shumë më e madhe dhe çdo ditë e më shumë ka pasur ankesa. Jemi duke pritur ndonjë ndryshim. Kemi pritur që edhe infermierët të kenë një pagë dinjitoze dhe t’u bëhet rangimi aty ku e meritojnë ata ngase profesioni i infermierit nuk është vetëm profesion por është një mision – janë ata të cilët kanë kontakte 24 orë me pacientin. Pagesat nuk janë të dinjitetshme, nuk ka fare ngritje. Kur flasim për ndërrimet e natës, ato nuk kanë lëvizur. Me ndërrimin e kontratës kolektive është larguar edhe shujta, që në fund i bie se ata paguhen njëjtë si para, si pas Ligjit të Pagave”, thotë Gori, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se infermierët janë të diskriminuar nga pagat e kujdestarive në krahasim me profesionistët tjerë shëndetësor, të cilëve u paguhet kujdestaria.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











