Lajme
Tearca e vogël ”me fuqi të madhe”
Nësë partitë politike shqiptare i japin votat LSDM-së në Tearcë, atëherë Gruevski pensionohet për 4 vjet dhe qeverinë e re e bëjnë LSDM dhe shqiptarët
Nëse partitë politike shqiptare janë të vendosura për ta dërguar në opozitë partinë e Nikolla Gruevksit, VMRO DPMNE, atëherë e kanë mundësinë që të bashkpunojnë me LSDM-në në rivotimin që do të mbahet të dielen në Tearcë të Tetovës. Edhe pse ky vendvotim është shumë i vogël, fuqia është e madhe, sepse ai suguron LSDM-së edhe një deputet më shumë, duke e barazuar me VMRO-në, të cilës i hiqet një, e rrjedhimisht dy partitë i sugurojnë nga 50 ulëse në Kuvend.
Brenda LSDM-së, besojnë se partitë shqipatre do të bëhën aleatë të saj, përveç BDI-së, e cila më shumë mbronë anën e partnerit të kaluar.
”Gjasat ekzistojnë…na duhen 307 vota nga 714 votues që janë në atë vendvotim. Gjitçka varet nga partitë politike shqiptare”, dekaloi për Albinfo.Ch ky burim nga radhet e LSDM-së.
Sipas tij, në Tearcë ka 630 votues shqiptarë dhe 100 e diçka maqedonas.
Ai shprehet pesimist në BDI-në, se a do t’i mbështet apo jo, ndërsa shpreson shumë se partitë tjera politike shqiptare, Besa, Aleanca dhe PDSH do të jenë në anën e LSDM-së. Kësaj të fundit, siç dekaloi ky burim, i duhen 70 për qind të votave nga Tearca, që ta marrë edhe një deputet.
Ndryshe, dje Këshilli Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni vendosi që të dielën të rivotohet në vendvotimi 2011 në Tearcë.
Vendimi i KSHZ-së erdhi pasi Gjykatës Administrative, konstatoi se ka pasur parregullësi në zgjedhjet e 11 dhjetorit, dhe duhet të përsëritet votimi.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, në vendvotimin numër 2011 ku gjithsejtë ka 714 votues, në zgjedhjet e mbajtura me 11 dhjetor kanë votuar 404 votues ose 56.58 %, prej tyre 91 vota I ka marrë VMRO.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











