Portrete të firmave
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
Për herë të parë në Cyrih do të mbahet Forumi shqiptaro-zviceran, që në fokus ka Teknologjinë e Informacionit (TI) dhe Inovacionit.
Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë ndërmarrës dhe kompani shqiptaro-zvicerane të sektorit të Teknologjisë së Infomacionit IT dhe Inovacionit Zvicër – Kosovë.
Forumi mbahet të marten, më 13.05.2025, nga ora 13:00 deri në orën 19:00, në Muzeun e Fiffas në Cyrih.
«CONNECT. PITCH. GROW»: Të lidhesh. Të lansosh. Të rritesh. Kjo ngjarje unike bën bashkë kompanitë B2B dhe vendimmarrësit për rrjetëzim biznesi të strukturuar mirë dhe me energji të lartë. Prezantoni ofertat tuaja, zbuloni mundësi të reja dhe ndërtoni lidhje domethënëse në një format efikas dhe atraktiv.
Specialistë do të prezantojnë zgjidhjet e tyre inovative dhe do të ndajnë përvojat e tyre para një audience prej mbi 100 personash, nga Zvicra dhe Kosova. Histori suksesi, të padëgjuara më parë.
Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e Teknologjisë së Infoamcionit (TI) dhe Inovacionit.
Për të rezervuar vendin klikoni në link: Tech Forum 2025 in Zürich | Kurse: Berufliche Bildung
Tanimë është bërë publike edhe agjenda e këtij forumi, të gjitha informatata në link:TECH FORUM 2025
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Maj 2025
- Ora13:00
- LokacioniMuzeu is Fiffas në Cyrih
- Data e përfundimit13 Maj 2025 - 19:00
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












