Lajme
Tefik Bajrami kandidat për asambleist në Emmen
Tefik Bajrami ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet për asambleist në Emmen, shkruan albinfo.ch.
Tefik Bajrami është me prejardhje nga Dumoshi i Podujevës, ka emigruar që 30 vjet në Zvicër dhe tani është një emër suksesi në këtë shtet.
Ai është edhe njohës i disa gjuhëve të huaja si: serbokroatisht, gjermanisht, anglisht dhe rusisht.
Temat të cilat do të kenë përparësi në punën tij si kandidat potencial janë të shumta, për Tefikun.
“Përparësi do të kenë temat familjare: që të ketë më shumë çerdhe të subvencionuara nga kantoni, sepse shumë familje (sidomos të huaja) nuk kanë mundësi financiare t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe. Për fëmijët është e dobishme të mësohen me moshatarët e tyre kur janë të vegjël. Pastaj sigurimet shëndetësore të ulen, sepse ngritja e tyre i godet fort familjet me të ardhura të ulëta ose ata që vetëm një person në familje punon. Do të jem i përkushtuar për një integrim më të shpejtë të të huajve në sistemin zviceran. Unë dua të jem një urë lidhëse e integrimit më të shpejtë dhe po ashtu do të përkushtohem kundër diskriminimit”, tregon ai.
Tefik Bajrami ka kryer shkollën e Tregtisë-Handelsschule. Për momentin është duke studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës (me korrospondencë), dhe tani është afër diplomimit.
Po ashtu ai është emër i njohur në sportet marciale, ku ka qenë në karate Kampion Evropian, në Tajboks, Kampion zviceran dhe botëror më 2004 dhe së fundmi kampion zviceran me boksin amator.
Ndërkohë në boksin profesionist ka zhvilluar 18 ndeshje, 17 fitore ku ishte kampion evropian dhe botëror për versionin WBU (world boxing union) dhe kampion ndërkontinental në versionin WBT (world boxing federation) të gjitha deri në 91 kg.
Gjithashtu Tefiku është pronar i kompanisë “Safe Security Agency (në Emmen) që nga viti 2006 dhe po ashtu është trajner në Shkollën e Arteve Marciale (kampfsportschule Bajrami Luzern) në qytetin Lucern. Ai është i martuar me sopranon Angjelika Bajrami. /Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










