Kosova
Tefik Bajrami, kandidat në zgjedhjet kantonale në Lucern
Shumë shqiptarë nga Zvicra kanë shpallur kandidaturat për zgjedhje të niveleve të ndryshme në Zvicër. Mes tyre, Tefik Bajrami kandidon për deputet në kantonin Lucern, njësia elektorale Hochdorf
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po deportojnë në shumë fusha të ndryshme, së fundmi kandidati Tefik Bajrami ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet për kantonin Lucern, njësia elektorale Hochdorf (amt Hochdorf), shkruan albinfo.ch.
Tefik Bajrami është me prejardhje nga Dumoshi i Podujevës, ka emigruar që 30 vjet në Zvicër dhe tani është një emër suksesi në këtë shtet.
Ai përveç është njohës i disa gjuhëve të huaja: serbokroatisht, gjermanisht, anglisht dhe rusisht.
Në një intervistë për platformën Albinfo.ch, Bajrami tregon se partia e qendrës Die Mitte në vitin 2021 është transformuar nga CVP në Die Mitte.
“Unë besoj fort që komuniteti shqiptar në Zvicër ndan vlera të përbashkëta me partinë e qendrës, ndërkohë që partia e qendrës ka në fokus forcimin e familjes dhe ne shqiptarët jemi shumë të lidhur me familje”, tregon ai.
I pyetur se cilat janë gjasat dhe ku i sheh më shumë të koncentruar zgjedhësit e tij potencialë: të komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët, Tefiku tregon se ka një lidhshmëri të afërt me shqiptarët, por edhe me zviceranët, pasi ka jetuar gjatë në Zvicër.
“Po unë mendoj në përgjithësi te të gjitha komunitetet kam potencial për vota, por në veçanti te të huajt, të cilët nuk dalin shumë të votojnë. Unë do mundohem t’i mobilizoj sidomos shqiptarët të dalin të votojnë. Këtu në Emmen dhe tjerat komuna ka shumë shqiptarë. Njësia elektorale Hochdorf përbën gjithsej 14 komuna: Emmen, Rothenburg, Eschenbach, Rain, Hitzkirch, Hohenrain, Aesch, Hochdorf, Ermensee, Inwil, Römerswil, Schongau, Altwis, Ballwil”, shprehet Bajrami për albinfo.ch.
Temat të cilat do të kenë përparësi në punën tij si deputet potencial janë të shumta, për Tefikun.
“Përparësi do të kenë temat familjare: që të ketë më shumë çerdhe të subvencionuara nga kantoni, sepse shumë familje (sidomos të huaja) nuk kanë mundësi financiare t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe. Për fëmijët është e dobishme të mësohen me moshatarët e tyre kur janë të vegjël. Pastaj sigurimet shëndetësore të ulen, sepse ngritja e tyre i godet fort familjet me të ardhura të ulëta ose ata që vetëm një person në familje punon. Do të jem i përkushtuar për një integrim më të shpejtë të të huajve në sistemin zviceran. Unë dua të jem një urë lidhëse e integrimit më të shpejtë dhe po ashtu do të përkushtohem kundër diskriminimit”, tregon ai.
Tefik Bajrami ka kryer shkollën e Tregtisë-Handelsschule. Për momentin është duke studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës (me korrospondencë), dhe tani është afër diplomimit.
Po ashtu ai është emër i njohur në sportet marciale, ku ka qenë në karate Kampion Evropian, në Tajboks, Kampion zviceran dhe botëror më 2004 dhe së fundmi kampion zviceran me boksin amator.
Ndërkohë në boksin profesionist ka zhvilluar 18 ndeshje, 17 fitore ku ishte kampion evropian dhe botëror për versionin WBU (world boxing union) dhe kampion ndërkontinental në versionin WBT (world boxing federation) të gjitha deri në 91 kg.
Gjithashtu Tefiku është pronar i kompanisë “Safe Security Agency (në Emmen) që nga viti 2006 dhe po ashtu është trajner në Shkollën e Arteve Marciale (kampfsportschule Bajrami Luzern) në qytetin Lucern. Ai është i martuar me sopranon Angjelika Bajrami. /Albinfo.ch.


E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











