Shkurt.ch
Telefonat “me rrotë”, vetëm deri në vitin 2017
Aktualisht në Zvicër janë rreth 2 milionë klientë që vazhdojnë të shfrytëzojnë telefoninë analoge.
Viti 2017 do të jetë, sipas të gjitha gjasave viti i fundit kur do të ketë ende telefona analogë në Zvicër. Swisscomi ka vendosur që në fund të vitit të përmendur të nxjerrë fare nga funksioni telefonat tradicionalë që kanë “rrotën” për formimin e numrit.
Deri atëherë, të gjithë klientët duhet të kalojnë në telefoninë përmes internetit. Kjo nënkupton që ata të kenë një rotor në shtëpi, me të cilin lidhet telefoni.
Sipas asaj që ka thënë të martën shefi i rrjetit të Swisscom-it, Heinz Herren para medieve në Cyrih, telefonia e vjetër, analoge nuk është më në hap me kohën. Madje edhe tash, ka thënë ai, praktikisht të gjitha shërbimet e ofruara janë shërbime të bazuara në internet, si e-maili, televizioni dhe vetë interneti.
Megjithatë, sipas swisscomit, aktualisht në Zvicër janë rreth 2 milionë klientë që vazhdojnë të shfrytëzojnë telefoninë analoge.
“Ne i kemi lënë vetes kohëve te mjaftueshme në dispozicion që këta klientë në mënyrën më të butë të mundshme t`i orientojë në VOIP (Voice over IP), ka shtuar Herren (sda).
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











