Tematike
Telefonimi nga Zvicra në Kosovë, 18 herë më i shtrenjtë se ai në Serbi
Gabimi ka ndodhur kur është ndryshuar kodi telefonik i Kosovës, në qershor të vitit 2018. Shuma e llogaritur gabimisht, do t`u kthehet (rimbursohet) automatikisht të gjithë të dëmtuarve
Që nga qershori i vitit të kaluar, konsumtorëve të telefonisë M-Budget Mobile u duhet të paguajnë dukshëm më shumë për telefonatat që bëjnë nga Zvicra në Kosovë. Shkak për këtë anomali duket të ketë qenë një gabim deri tash i pa vënë re teknik.
Një bisedë telefonike nga Zvicra në Kosovë, nga vera e kaluar kushtonte papritmas 18 herë më shtrenjt se më parë, gjegjësisht 4.5 franga në minutë. Arsyeja e kësaj ngritjeje të përnjëhershme të çmimit, ka qenë, sipas Migros-it, një gabim i bërë pas ndryshimit të kodit telefonik të Kosovës, shkruan blick.ch., portal i cili pohon ta ketë zbuluar dhe denoncuar këtë parregullsi.
Në vend të 25 centëve, 4.50 franga minuta!
Vetëm rreth 5 minuta ka zgjatur biseda telefonike që Blerina Aliti* nga Kantoni Aargau kishte zhvilluar me vëllain e saj të shtruar në një spital, në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Por, kur kishte marrë faturën në fund të muajit, ajo nuk u kishte besuar syve të saj. Një shërbim që më parë kishte kushtuar vetëm disa rapë (centë) më shumë se në rrjetin vendor, tash papritmas kishte “kërcyer” në 30 franga mbi çmimin e zakonshëm.
Aliti jeton në Zvicër tash 32 vite. Ajo ndihet e trajtuar në mënyrë jokorrekte nga M-Budhget Mobile. “Për të telefonuar në të gjitha shtetet tjera të Ballkanit, tarifat kanë mbetur të njëjta. Dhe vetëm për Kosovën, përnjëherë vlejnë çmime shumë më të larta. Kjo është zhvatje!”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, këtë dallim të madh çmimi e provon edhe një shikim i thjeshtë në listën e çmimeve për klientët e M-Budget-Mobile. 4.50 franga në minutë duhet t`i paguajë ai që telefonon me celular nga Zvicra në Prishtinë. Sa për krahasim: në shtetet fqinje si Shqipëria ose Serbia ose madje edhe Kroacia, kjo kushton vetëm 25 raoë në minutë, e që është 18 herë më pak, transmeton albinfo.ch.
Por si ka mundur të ndodhë kjo?
Në Migros tregohen fillimisht të befasuar nga kjo pyetje e Blick-ut. Vetëm pas sqarimeve të bëra me partnerin Swisscom kuptohet se: për shkak të një gabimi, konsumatorët kanë paguar shumë më tepër për telefonatat e tyre në Kosovë. “Nga ajo që mund të dimë aktualisht, Kosova, për shkak të kodit të saj të ri telefonik ka “rrëshqitur” në një zonë më të lartë tarifore”, ka thënë zëdhënësja e Migrosit, Christina Maurer.
Siç dihet, Kosova ka ndërruar kodin e saj në qershor të vitit 2018, duke e bërë +383. Sipas Migrosit, ngritja e gabuar e çmimit deri tash kishte mbetur e pazbuluar. Por, tash ata duan të veprojnë menjëherë, përcjell albinfo.ch. “Ne do ta përshtasim tarifën e gabuar që nga fillimi i majit”, siguron Maurer. “Duke filluar nga atëherë, konsumatorët do të mund të telefonojnë në Kosovë me tarifën e vjetër, pra me 25 centë në minutë.
Do të zhdëmtohen të dëmtuarit
Në Migros ndihen keq për incidentin dhe u kërkojnë falje klientëve. Dhe, për të gjithë ata që gjatë muajve të kaluar kanë paguar më tepër, ka një lajm të mirë. Sipas Migrosit, të gjithë abonuesve të prekur, shuma e llogaritur gabimisht, do t`u kthehet (rimbursohet) automatikisht nga Swisscomi.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













