Kosova
Tema e Diplomës për 70 euro
Në faqen e shit-blerjes “merrjep.com” dhjetëra persona kanë vendosur shpallje, ku tregojnë se bëjnë punime diplome me pagesë
Punimi i temës së diplomës dikujt i merr gjashtë muaj kohë, e dikujt kjo i kushton 70 euro.
Në faqen e shit-blerjes “merrjep.com” dhjetëra persona kanë vendosur shpallje, ku tregojnë se bëjnë punime diplome me pagesë.
Për çfarëdo drejtimi, e tëra që i duhet studentit është që t’ia tregojë agjencionit literaturën dhe pjesa tjetër përfundon brenda tre javësh.
Kështu mësoi Tribuna Channel kur telefonoi njërin prej tyre, që e kishte të publikuar shpalljen në këtë ueb-faqe, përcjell albinfo.ch.
Gazetari u prezantua si një student i drejtimit të Marketingut në fakultetin Ekonomik. Agjencioni i shpjegon atij në detaje procedurat që duhet të ndjekë.
Ajo tregon se ky punim përfundon brenda tre javësh dhe garanton se punimi nuk është plagjiaturë. 70 euro është çmimi që duhet paguar dhe vajza që punon në agjencion tregon se ky çmim është mjaft i lirë, pasi sipas saj çmimi në Prishtinë shkon deri në 100 euro.
Në ueb-faqen “merrje”, hapur dhe pa u fshehur nga Policia, Prokuroria, apo Inspektorati i Arsimit dhjetëra persona ofrojnë këtë shërbim.
Pas tre javësh përpjekje, për të marrë një përgjigje për këtë çështje nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ai tha vetëm dy fjalë se kjo nuk është kompetencë e kësaj ministrie.
Profesori i departamentit të historisë në Universitetin e Prishtinës, Gazmend Rizaj deklaron për Tribuna Channel se punimet e diplomës me pagesë nuk janë një fenomen.
“Këto praktika mund të jenë pjesë e një numri shumë të kufizuara të studentëve. Nuk e besoj që mund të jetë një fenomen për shqetësim. Të paktën për aq sa kam njohuri. Unë punoj qe disa dekada si profesor në universitetin e Prishtinës dhe diçka e tillë as nuk ka ndodhë”
Policia e Kosovës të kontaktuar nga Televizioni kanë deklaruar se ka raste kur hetojnë shkelje të tilla.
“Kur paraqiten këto raste ato i heton Policia Ekonomike. Ndonjëherë këto raste dalin se janë vetëm asistim teknik, prandaj kur janë të tilla ato nuk janë vepra penale”.
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












